po ngarkohet...

Type to search

“Askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim”

Editoriale

“Askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim”

Ndaje me miqtë

Nga Kimete Berisha

Ne duaj ty e ti duaj veten-s’shkon.

Pezulloje taksën e Rrugës së Kombit për shqiptarët e t’u më së pari, që po strehohen në Kosovë, sepse askund në botë nuk ndodh me pagu gjobë për humanizëm dhe gjobë për shpëtim, me pagu gjobë për mbijetesë, gjobë për bukë goje.

Ku keni pa ju kështu, gjithë ky zullum që bën qeveria shqiptare kundër popullit tonë të varfër e s’ka kush na mbron prej kësaj padrejtësie.

Në daç me pshtu shpirtin- paguaj gjobë.
Në daç me çu ushqim për viktimat e tërmetit në Shqipëri-je i detyruar t’ia paguash gjobën një krimineli aty që e ka vendos një rampë të krimit dhe plaçkitjes, si postblloku i Nedakovcit në kohë t’Serbisë.

Me na ndal nuk mundeni, për atë kufi u dhënë gjak, e po i bën kush hesap paret e haramit tënd, s’ka kufi që nuk e kapërcen Kosova për me dalë andej.
Por është turp që edhe prej ndihmave humanitare me rras ju gushën e krimit.

P.S. S’kemi luks me lu ‘lojna’ se mundet njeri hiç mos me ua pagu atë gjobë krimi. Thjesht m’i lënë ndihmat te kufiri le të vjen Edi Rama le ti merr.