po ngarkohet...

Type to search

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ U zbulua nga ‘pështyma’, arrestohet kushëriri i deputetit të PS-së!

Aktualitet Investigim Kronikë Kryesore

Atentati ndaj prokurorit Ndoja/ U zbulua nga ‘pështyma’, arrestohet kushëriri i deputetit të PS-së!

Ndaje me miqtë

 Redjan Rraja 34-vjeç, kushëriri i deputetit Rrahman Rraja është personi i arrestuar nga policia, i cili dyshohet si i përfshirë në atentatin e katër ditëve më parë në mbikalimin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Mësohet se Rraja është identifikuar nga gjurmët e ADN-së dhe pështyma në një nga maskat e gjetura në makinën e braktisur të atentatorëve në fshatin Shkafanë. Ai është ndaluar në Shkodër, teksa po tentonte të largohej drejt Malit të Zi, mbrëmjes e të hënës, ndërsa ka mohuar të ketë lidhje me këtë ngjarje. Në momentin e ndalimit atij i janë sekuestruar edhe dy aparate celulare të cilat nuk janë zhbllokuar ende nga grupi hetimor, por cilësohen si në provë kyçe që mund të çojë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Rraja u arrestua pas një kontrolli të ushtruar nga Renea dhe Policia e Durrësit me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda kanë vijuar kontrollet në 20 banesa në 5 qytete të ndryshme, Krujë, Fushë-Krujë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në verifikim janë edhe 3 persona të tjerë. Deri më tani janë shoqëruar 14 persona të cilët pasi janë marrë në pyetje janë lënë sërish të lirë.

Atentati ndaj prokurorit Arjan Ndoja

Rreth orës 16:30 të ditës së premte Arjan Ndojës iu bë atentat te mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Prokurori ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”, Landi Muharremi nga Sukthi, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, aktualisht shofer i prokurorit.

Makinës ‘Benz’ me targë AA 333 ZD (që rezulton në pronësi të Fadil Çallikut) dhe në përdorim nga Prokurori Ndoja, ju bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit kur u qëllua ndaj tyre me breshëri automatiku nga një tjetër automjet, duke i lënë të tre të plagosur.

Pas breshërisë së tetë plumbave makina doli nga rruga, ndërsa të plagosurit u transportuan me makinë private, një ‘Benz CLS’ që dyshohet se ishin të njohur të të plagosurve. Më rëndë ndodhet shoferi Andi Maloku 30 vjeç, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërsa prokurori Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, që njihet me disa emra ndodhen jashtë rrezikut për jetën