po ngarkohet...

Type to search

Basha: Propozimi ynë për daljen nga kriza vazhdon të mbetet në tryezë

Aktualitet Politikë

Basha: Propozimi ynë për daljen nga kriza vazhdon të mbetet në tryezë

Ndaje me miqtë

Opozita është e vendosur për tejkalimin e krizës ka deklaruar kreu i opozitës Lulzim Basha pas takimit me ministrin e Jashtëm austriak Alexander Shallenberg.

Në një deklaratë për mediat Basha tha se opozita është e angazhuar plotësisht për tejkalimin e krizës dhe theksoi se qeveria tashmë ka humbur edhe mbështetjen e ndërkombëtare. Ai shtoi gjithashtu se kryeministri Rama po zgjedh rrugën më të gabuar kur mbetet edhe një javë nga dita e marrjes së vendimit për çeljen e negociatave.

“I bëra të qartë ministrin të jashtëm se opozita është e vendosur dhe e angazhuar për të tejkaluar këtë krizë politike dhe nga kjo qeverisje që është pengesa kryesore për integrimin europian. Rruga e Edi Ramës është rruga më e gabuar në këtë javë që ka mbetur nga data e vendimit për çeljen e negociatave. Rama është i vetmi njeri përgjegjës për këtë situatë. Përtej këtij dështimi Rama po tregon se është pengesa e vetme për integrimin e Shqipërisë në BE. Propozimi ynë për daljen nga kriza vazhdon të mbetet në tryezë. Prandaj i kam konfirmuar ministrit austriak se mund të mbështetet te PD, ne jemi të vendosur që Shqipëria të mos mbetet peng i lidhjeve me krimin dhe korrupsionit” tha Basha.

I pyetur në lidhje me deklaratat e pasuesit të Mogherinit ditën e djeshme se Kosova nuk është shtet pa u njohur nga Rusia, Kina dhe India, Basha deklaroi se Kosova është një shtet I njohur nga pjesa më e madhe e shteteve dhe funksionimin e saj demokratike e tregoi me anë të zgjedhjeve që duhet të shërbejnë si shembull për Shqipërinë sipas tij.

Kosova është një shtet i pavarur i njohur nga shumica e vendeve në OKB  dhe BE. Me këtë mbështetje Kosova ka arritur progres që u tregua në zgjedhje qe ishin shembull për Shqipërinë dhe për rajonin. Këto janë faktet, Kosova është shtet i pavarur. Mbështetja e Kosovës është prioritet i jonë.

Etiketime: