po ngarkohet...

Type to search

Bllokohet nga protestuesit, Vuçiç futet në televizion nga dera e pasme

Aktualitet Ballkani

Bllokohet nga protestuesit, Vuçiç futet në televizion nga dera e pasme

Ndaje me miqtë

Qindra qytetarë serbë kanë protestuar në hyrje të godinës së televizionit shtetëror “RTS” në Beograd kundër Aleksandar Vuçiç. Ata i bllokuan hyrjen kryesore, ndaj presidenti hyri në godinë për intervistë nga dera e pasme.

Protestuesit e akuzojnë kreun e shtetit për kontroll të mediave dhe e bëjnë përgjegjës për mos zgjidhjen e çështjeve kyçe, ndërsa lideri i opozitës, Bosko Obradovic tha se qeveria është autokratike dhe e korruptuar.

“Ai hyri përmes kanaleve të minjve nga qendra Sportive Tasmajdan. Vuçiç tregoi se është politikani më frikacak në politikën bashkëkohore të Serbisë”, tha Bosko Obradovic, lider i opozitës në Serbi.

Ndërkaq gjatë intervistës, presidenti e cilësoi vendimin e opozitës për të protestuar një sjellje fashiste.

“Ne nuk kemi përdorur kurrë policinë kundër protestuesve. Të gjitha vendet e zhvilluara e përdorin, por jo Serbia. Jam i gatshëm t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve, por nuk mendoj se është zgjidhje t’i ndalosh dikujt lirinë e lëvizjes. Kjo është sjellje fashiste”, tha ai, ndërsa pas përfundimit të intervistës, u largua ashtu siç hyri, nga dera e pasme.