po ngarkohet...

Type to search

Dy fëmijët shqiptarë u mbytën në lumë, reagon Haradinaj dhe Pacolli

Kosova

Dy fëmijët shqiptarë u mbytën në lumë, reagon Haradinaj dhe Pacolli

Ndaje me miqtë

Mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur në Francë, ku dy fëmijë shqiptarë nga Kosova humbën jetën pasi ranë dhe u mbytën në lumë ka reaguar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.

“Tragjike, lajmi për dy fëmijët nga Kosova që humbën jetën aksidentalisht duke rënë në lum në qytetin Montbrison, Loire të Francës. U shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve!”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Ndërkohë ministri Behgjet Pacolli tha se me dhimbje të thellë e mori lajmin dhe njoftoi se misioni diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për familjen në këto momente të vështira.

“Me dhimbje të thellë kam marrë lajmin për vdekjen e dy fëmijëve kosovar në Francë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për prindërit e fëmijëve, familjen dhe miqtë e tyre. Mendimet tona janë me ata në këto momente të vështira dhe misioni ynë diplomatik në Paris do të sigurojë të gjithë ndihmën e nevojshme për ata në këto momente të dhimbshme”, tha Pacolli.

Ngjarja ndodhi në Le Moingt, ujërat e të cilit janë fryrë kohët e fundit nga reshjet e shumta shiut, fill pasi nëna 35-vjeçare nga Kosova kishte ngrënë me fëmijët në një restorant të ushqimit të shpejtë, përpara se t’i merrte me vete orët e pasdites për të luajtur pranë lumit që kalon afër zonës së blerjes Montbrison.

Sipas deklaratave të saj, më i riu nga fëmijët fillimisht ra në ujë. Pas kësaj, motra e tij u përpoq ta kapte para se edhe ajo të rrëmbehej nga rryma e ujit.

Nëna arriti të bashkohej me ta por pa mundur t’i shpëtonte. Pastaj ajo njoftoi njerëzit për të lajmëruar shërbimet e urgjencës. Kur arritën atje, ata nuk mund të bënin asgjë.

Nëna, në shok, u shtrua në spital ndërsa Prokuroria e Saint-Etienne ka hapur një hetim dhe urdhëroi autopsinë e të dy trupave.