po ngarkohet...

Type to search

‘I buzëqeshi vdekjes’/ Telefonatat e fundit të Klement Çupit nga poshtë rrënojave

Aktualitet Kryesore

‘I buzëqeshi vdekjes’/ Telefonatat e fundit të Klement Çupit nga poshtë rrënojave

Ndaje me miqtë

‘Ku do e pimë kafen kur të dal?’, këto kanë qenë disa nga fjalët e fundit të Klement Çupit, i riu nga Mati që sfidoi vdekjen duke qeshur teksa qëndronte nën rrënojat e njërit prej pallateve të shembura të Thumanës.

Plot 17 orë, djali i familjes Çupi që kishte ardhur nga Anglia për të fejuar vëllain i tij, jetoi me shpresën se do të dilte gjallë nga aty. Nuk u dorëzua në asnjë moment dhe me gjithë dhimbjet e shumta që i thernin shpirtin, tentonte të mbante me batuta forcat operacionale të shpëtimit. Grekët kanë mbetur të habitur nga vendosmëria e tij për të jetuar, i cili nuk u dorëzua në asnjë moment. Në gjuhën helene, djaloshi 32-vjeçar i kishte thënë: ‘Ku do ta pimë kafen kur të më nxirrni nga aty?’

Edhe pse kishin kaluar plot 17 orë nën gërmadha, sytë e tij ishin plot shpresë. Njëri nga familjarët i ka qëndruar aty Klementit deri në minutat e fundit të jetës së tij. Ka komunikuar për çdo gjë me të. Madje pas tërmetit, ai ka kërkuar një telefon ku ka folur me të gjithë të afërmit. Fillimisht ka komunikuar me të fejuarën në Angli, më pas më familjarët e tjerë, të cilët tregojnë që ishte Keli ai që i jepte kurajo se do të dilte mirë nga rrënojat.

‘Mos u lodhni kot për babain. Është sipër meje i vdekur. Edhe mami nuk jeton. E pashë kur i ra pllaka në kokë dhe mbeti në duart e Colit (Vëllai i shpëtuar, Nicole Çupi)’.

Edhe pse fatkeqi kishte parë tmerr me sy, edhe pse ishte në dijeni se prindërit e tij nuk jetonin më, ai s’u dorëzua deri në momentin e fundit. Kur grekët po luftonin për ta nxjerrë nga rrënojat, Keli duket se e kishte parandjerë fundin e dhimbshëm. ‘Bert (i afërm i tij), unë do të vdes. Këmbët nuk i ndjej fare. Që në mëngjes kam parë gjak që pikon poshtë. Të lutem, do vdes se do vdes, më jipni pak ujë. Ma jepni dhe një cigare’, kanë qenë fjalët e fundit të tij.

Të dy djemtë kishin vetëm pak ditë që ishin kthyer nga emigrimi. Coli kishte mbërritur para 5 ditësh, ndërsa Keli vetëm një natë para tragjedisë. Për t’u çmallur me bijtë e tyre, të dy prindërit kishin vendosur të flenin me ta.

Babai, i ndjeri Hajredin Çupi, në natën e tragjedisë kishte fjetur me një shtrat me Klementin duke konsumuar së bashku edhe disa cigare. Ndërsa djali tjetër, Coli ishte shtrirë me të ëmën, Luten. Kishin qëndruar zgjuar deri në orët e para të mëngjesit.

Madje tërmetin e orës 2 të mëngjesit e kishin ndjerë. Por, nuk kishin lëvizur me shpresën që nuk do të kishte të tjerë. Sic duket Zoti kishte vendosur që ata mos të ndaheshin kurrë nga shtratet e njëri-tjetrit.

Një fund tragjik dhe mjaft i dhimbshëm, me vetëm Colin i cili tashmë duhet të mbledhë forcat për të përballuar tragjedinë e madhe. Së bashku me motrën e tij, Donikën, të kthyer dje dhe ajo nga Greqia, kanë organizuar ceremoninë mortore për të përcjellë në orën 12:00 të mesditës, për në banesën e fundit, prindërit me vëllanë e tyre.

'I buzëqeshi vdekjes'/ Telefonatat e fundit të Klement Çupit nga poshtë rrënojave: Ku do e pimë kafen ...

Klement Çupi

Next Up