po ngarkohet...

Type to search

I ka mbetur vetëm arushi, pamje dramatike nga vila e rrënuar e familjes Lala, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët

Aktualitet

I ka mbetur vetëm arushi, pamje dramatike nga vila e rrënuar e familjes Lala, nëna në gjendje të rënduar psikologjike kërkon fëmijët

Ndaje me miqtë

Një arushë, kjo është gjithçka që i ka mbetur një prej grave të familjes Lala në Kënetë të Durrësit, e cila ndodhet sot në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ka ende nën rrënoja tre fëmijët e saj.

Në videon e siguruar nga Faxweb.al shihet sesi gruaja mbahet nga të afërme të saj, ndërsa arushin e sigurojnë, si të vetmin kujtim që ka për momentin nga fëmijët e saj.

Nën rrënojat e banesës së familjes Lala në Kënetë dyshohet që të ketë ende 5 persona nën rrënoja, ndërkohë që vetë e ëma e tre fëmijëve kishte qenë tek e motra e saj në Tiranë, ditën kur ra tërmeti shkatërrimtar.

Nga rrënojat e familjes Lala është arritur që të nxirret i gjallë vetëm një person, 17-vjeçari Ramë Lala, i cili ishte i vetmi prej pjesëtarëve që arriti të mbante kontakte me ekipet e shpëtimit.

Gruaja po ndihmon nga ana tjetër dhe ekipet e shpëtimit, për vendin se ku duhet të fokusojnë operacionin e kërkim shpëtimit.

Le të shpresojmë për një mrekulli, që ky bilanc tragjik të lehtësohet sadopak me një frymë të gjallë nga rrënojat.