po ngarkohet...

Type to search

Kërcënon Rama: “Të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve”

Aktualitet Parlament Politikë

Kërcënon Rama: “Të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve”

Ndaje me miqtë

Kryeministri Rama ka kërcënuar sot nga foltorja e parlamentit se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kalojnë vetingun do të shpallen në kërkim nga parlamenti.

“Duhet të reagojmë me forcë ndaj prokurorëve dhe gjykatësve që nuk e kanë kaluar vetting-un, që nuk do ta kalojnë vetting-u dhe kanë krijuar një grup “kap çfarë të kapësh”. Këtë grup ky parlament duhet ta shpallë në kërkim, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu, të gjithë së bashku. Është e kotë t’i bëjmë njëri-tjetrit predikime. Procesi i vetting-u dihet që do të kërkojë disa vjet dhe ne nuk mund të lejojmë që prokurorë dhe gjykatëse si ajo në Durrës të bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë”, tha Rama.

Ditët e fundit Rama ka sulmuar prokurorin Arjan Ndoja të Durrësit dhe gjykatën e cila dhe vendimin për të lënë në burg drejtorin e Kadastrës së këtij qyteti.

Etiketime: