po ngarkohet...

Type to search

“Kryem marrëdhënie seksuale dhe më pas…”/ Rrëfehet 28-vjeçari që vrau shqiptaren në Francë

Kosova Kryesore

“Kryem marrëdhënie seksuale dhe më pas…”/ Rrëfehet 28-vjeçari që vrau shqiptaren në Francë

Ndaje me miqtë

Një 37-vjeçare shqiptare, Brunilda Sadushi, u vra natën e Krishtlindjeve në Mugins në afërsi të Kanës në Francë.

Mediat franceze shkruajne se është zbuluar autori i krimit makabër të shqiptares dhe se është arrestuar që ditën e ngjarjes, një 28-vjeçar nga Kana.

Sadushi, nëna e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’.

I dyshuari kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të, tha prokurori i çështjes, Fabienne Atzori.

Prokurori tha më tej se i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

I dyshuari, 28 vjeç jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit.

Një autopsi e viktimës pritet të kryhet të hënën, ndërsa prokurori tha se deklaratat e të dyshuarit “ janë në përputhje me vëzhgimin mjeko-ligjor paraprak.”.