po ngarkohet...

Type to search

Merkel: Të çelim sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Aktualitet Ballkani Kryesore

Merkel: Të çelim sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Ndaje me miqtë

Kancelarja gjermane Angela Merkel thotë se dëshiron konsensus sa më të shpejtë me Francën për reformimin e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Pas një takimi me homologun e saj kroat në Zagreb, Merkel tha se i mbështet planet e Kroacisë për të organizuar një konferencë të përbashkët me vendet e Ballkanit Perëndimor në formatin e plotë Bashkimit Evropian.

“Do të jetë e rëndësishme që ne të krijojmë kushtet për fillimin e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, tha Merkel.

Duke folur për propozimin e ri të qeverisë franceze për reformimin e procesit të zgjerimit, kancelarja gjermane tha se tani duhet të bisedohet me Francën për të saktësuar elementet që duhen përmirësuar, që duhen ndryshuar, në procesin e zgjerimit.

Merkel tha se reformimi i zgjerimit “duhet t’u ofrojë vendeve të Ballkanit Perëndimor një perspektivë reale anëtarësimi”. Ajo paralajmëroi se reformimi nuk duhet të ketë si pasojë që BE-ja të tërhiqet nga premtimet e bëra.