po ngarkohet...

Type to search

Ndryshimi i fundit në Instagram, merr fund “përgjimi”

Life Style

Ndryshimi i fundit në Instagram, merr fund “përgjimi”

Ndaje me miqtë

Instagram ka sjellë së fundmi disa ndryshime për përdoruesit e tij. Krahas shtimit të disa opsioneve të reja, është hequr opsioni “Following activity”.

Kështu askush s’do të mund të shohë më aktivitetin e të tjerëve, pasi Instagrami konfirmoi për BuzzFeed se tashmë e ka fshirë këtë opsion në disa llogari ndërsa i gjithë procesi do të përfundojë javën e ardhshme.

Opsioni nuk do të ekzistojë më dhe rrjedhimisht, ju nuk do të mund të “përgjoni” më njerëzit që miqtë tuaj ndjekin apo postimet që ata pëlqejnë apo komentojnë.

“Following Activity” është pjesë e Instagram-it që prej tetë vitesh, por sipas përfaqësuesve u fshi për ta bërë përdorimin e aplikacionit sa më të thjeshtë dhe komod, sepse nuk po përdorej aq sa mendohej, madje ka nga ata që nuk e dinin fare që ekzistonte.