po ngarkohet...

Type to search

Pas tërmetit, i nxehti detyron banorët e Floqit të braktisin edhe çadrat

Sociale

Pas tërmetit, i nxehti detyron banorët e Floqit të braktisin edhe çadrat

Ndaje me miqtë

Sikur të mos mjaftonte fakti që kanë ngelur të pa strehë, banorët e Floqit tashmë duhet të përballen edhe me të nxehtin e këtyre ditëve. Temperaturat e larta i kanë detyruar banorët të braktisin çadrat ku janë strehuar për të ndejtur në ambientet e shkollës gjatë ditës. Ata kthehen në çadra vetëm në mesnatë për të fjetur.

Çadrat e plasmasit krijojnë një serë brenda tyre nën temperatura të larta dhe qëndrimi në to është i pamundur. Gjendja është edhe më e keqe për gratë shtatzëna dhe fëmijët.

Banorët kërkojnë një zgjidhje për këtë problem sepse jetesa e tyre tashmë është bërë e papërballueshme. Ata ngrenë edhe një problematikë tjetër, atë të kushteve higjeno-sanitare. Mbi popullimi i ambienteve të përbashkëta deri në 30 persona dhe i nxehti ka shtuar rrezikun përhapjen e sëmundjeve të ndryshme.

Të tronditur nga fatkeqësia e 1 qershorit shumë prej banorëve kanë kërkuar asistencë mjekësore, nga mjekët që ju shërbejnë gjatë 24 orëve.

Ushqimi për tre vaktet është siguruar nga kompani private. Kurse  vlerësimi paraprak i dëmeve ka përfunduar.