po ngarkohet...

Type to search

PD denoncon klasifikimin e tenderave si sekret shtetëror

Aktualitet

PD denoncon klasifikimin e tenderave si sekret shtetëror

Ndaje me miqtë

Grida Duma ka denoncuar sot në një deklaratë për mediat se qeveria e Edi Ramës ka klasifikuar si sekret shtetëror, qindra tendera për t’ju shmangur transparencës.

Duma ka cituar rrjetin investigativ BIRN se qeveria Rama ka klasifikuar si sekret 216 tendera me vlerë miliona euro. Këto tendera nuk i përmbushin kushtet për tu klasifikuar si sekret shtetëror. Shumica e tyre kanë të bëjnë me mirëmbajtje godinash, shërbime qeveritare dhe kontrata në lidhje me teknologjinë. Sipas ish deputetes së PD, tenderat që mund të klasifikohen si sekret janë atë të Shërbimit Informativ apo të Prokurorisë.

Nga selia blu, Duma bëri thirrje se parimi i transparencës është shkelur plotësisht duke argumentuar se gazetarëve nuk i jepet asnjë informacion në lidhje me kontratat e tenderave. Madje pjesë e kësaj skeme është bërë dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar, të cilit pak kohë më parë ju zbulua skandali në lidhje me tenderin e për ndërtimin e unazës së re.

“Është skandaloze që tenderat për rrugët apo mirëmbajtjen e tyre klasifikohen si sekret shtetëror. Kjo vetëm shmang llogaridhënien dhe transparencën, duke i fshehur publikut abuzimet dhe shkeljet me ligjin” tha ndër të tjera Duma.

Duke folur në emër të Partisë Demokratike, ish deputetja e Durrësit tha se kjo është një zhvatje që po i bëhet shqiptarëve për të cilën çdo njeri i përfshirë do të mbajë përgjegjësi penale.

“Partia Demokratike është angazhuar për të ndërtuar së pari rregullat e lojës që nisin nga themelet ku gjendet së pari sigurimi i votës së lirë, i zgjedhjes së lirë për të nisur rrugën e merituar të pasurimit dhe miqëqenies së qytetarëve shqiptarë. Askush nuk duhet të harrojë se kushdo që ka vjedhur, duke konsideruar sekret shtetëror vjedhjen e Edi Ramës, do të mbajë përgjegjësi penale!”, përfundoi fjalën e saj Grida Duma.