po ngarkohet...

Type to search

Reforma zgjedhore, PS ftesë zyrtare demokratëve

Aktualitet

Reforma zgjedhore, PS ftesë zyrtare demokratëve

Ndaje me miqtë

Partia Socialiste i bëri ftesë Partisë Demokratike, të marrë pjesë në mbledhjen e rradhës që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore do të mbajë këtë të enjte në Kuvend.

Bashkëkryetari i këtij Komisioni, Damian Gjiknuri i është drejtuar Sekretarit për Çështjet zgjedhore në PD, Ivi Kaso, i cili ishte edhe përfaqsuesi kryesor i opozitës në tryezën e organizuar nga OSBE një javë më parë.

“I nderuar z. Kaso, Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore do të zhvillojë një mbledhje ditën e enjte, datë 10 tetor 2019, në orën 10:00, me rend dite: ”Diskutimi mbi ecurinë e axhendës së punës së komisionit dhe konkluzionet e tryezës së organizuar nga OSBE, më datë 25 shtator mbi sistemin zgjedhor.”, thuhet ndër të tjera.

Kujtojmë se më herët PD është shprehur se Reforma Zgjedhore nuk mund të bëhet me Gjiknurin në këtë komision, pasi emri i tij ka dalë në audio-përgjimet për blerjen e votave në Dibër.