po ngarkohet...

Type to search

Rikthehet fruthi, shfaqen raste të reja në Korçë

Sociale

Rikthehet fruthi, shfaqen raste të reja në Korçë

Ndaje me miqtë

Në qytetin e Korçës janë raportuar raste të reja të personave të prekur nga fruthi, epiedemi e cila ka përfshirë të gjithë globin dhe vetëm në Shqipëri janë shënuar 1.466 raste në 2018-n, sipas shifrave të publikuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për fëmijët.

Dy ditët e fundit janë prekur 5 persona të grupmoshave të ndryshme, midis tyre edhe të lindur në vitet 80-90.

Të prekurit janë izoluar në repartin infektiv dhe janë nga qyteti i Korçës. Shëndeti Publik ka vaksinuar të gjithë personat që kanë pasur kontakte me të prekurit, ndërkohë që në total janë të paktën 11 persona të prekur.

Dy prej tyre, raportohet të jenë foshnja, të cilat janë dërguar drejt Tiranës.