po ngarkohet...

Type to search

Saturni “i rrëmben fronin” Jupiterit

Bota Kuriozitete

Saturni “i rrëmben fronin” Jupiterit

Ndaje me miqtë

Saturni i ka rrëmbyer Jupiterit fronin, duke u kthyer në planetin me më shumë satelitë.

Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar 20 hëna të reja rreth këtij planeti, duke e dërguar numrin e tyre në 82, në krahasim me Jupiterin që ka 79 satelitë natyralë të tillë.

Satelitët e rinj janë zbuluar duke përdorur teleskopin Subaru ndërsa secili prej objekteve të zbulura në orbitën rreth Saturnit është në diametër prej rreth 5 kilometrave, ndonëse 17 prej tyre lëvizin në anën e kundërt të planetit.

“Studimi i tyre mund të na tregojë origjinën e satelitëve, si dhe informacion për kushtet në të cilat është formuar Saturni”, ka thënë Scott Sheppard, nga Instituti Carnegie për Shkencë në Uashington, i cili ka udhëhequr ekipin hulumtues.

Sheppard ka thënë për BBC-në se prej viteve 1990 deri më tani Jupiteri ka qenë planeti që njihej për më shumë satelitë.

Etiketime: