po ngarkohet...

Type to search

Shpërthimi më i madh që nga ‘Big Bang’, ngjarja më energjike në univers që habiti shkencëtarët

Kuriozitete

Shpërthimi më i madh që nga ‘Big Bang’, ngjarja më energjike në univers që habiti shkencëtarët

Ndaje me miqtë

Një shpërthim i shkurtër, por jashtëzakonisht i fuqishëm i një galaktike në distancë, ka thyer rekordin sa i përket dritës më të shndritshme të parë ndonjëherë nga Toka.

Shpërthimi ka ndodhur shtatë miliardë vite dritë larg dhe krijoi në pak sekonda më shumë sesa dielli do ti duhej në jetën e tij 10 miliardë vjeçare.

Zbulimi, i udhëhequr nga studiues të Universitetit Curtin në Australinë Perëndimore, përfshiu më shumë se 300 shkencëtarë nga e gjithë bota.

“Shpërthimet e rrezeve gamma janë ngjarjet më energjike në univers, më masive që nga Big Bang”, thotë bashkëautori i studimit, Dr Gemma Anderson.

Ato  mund të zbulohen vetëm kur drejtohen drejtpërdrejt në Tokë dhe mund të zgjasin nga disa milisekonda deri në disa orë.

Shpërthimi u quajt “GRB 190114C” dhe brenda 22 sekondave, koordinatat e tij u dërguan astronomëve në të gjithë globin.

Astronomët, me teleskopët MAGIC, i vendosur në Ishujt Kanari,  ishin të parët që vëzhguan shpërthimin.