po ngarkohet...

Type to search

Studiuesit deshifrojnë pllakën 1,500 vjeçare gjetur në Izrael

Kulturë Kuriozitete

Studiuesit deshifrojnë pllakën 1,500 vjeçare gjetur në Izrael

Ndaje me miqtë

Një gdhendje në një pllakë plumbi 1500-vjeçar e zbuluar në rrënojat e një teatri në Izrael, më në fund është deshifruar, duke zbuluar një mallkim të lashtë.

Mallkimi, i shkruar në Greqishten e Lashtë, u bën thirrje demonëve të ndryshëm të shkaktojnë dëm mbi një balerinë të quajtur Manna, e cila mendohet se ka interpretuar në teatër.

“Lidhini këmbët së bashku, pengoni vallëzimin e Mannës”, thuhet në tabelë, sipas një përkthimi të Attilio Mastrocinque, profesor i historisë romake në Universitetin e Veronës.

“Lidh sytë, duart, këmbët, të cilat duhet të jenë të lira për Manën kur ajo do të kërcejë në teatër…”

Teatri në të cilin u gjet tableta është vendosur në qytetin antik të Cezaresë Maritima – tani në gërmadha – në bregdetin e Mesdheut.