po ngarkohet...

Type to search

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg Lulzim Cuku

Aktualitet Kronikë Kryesore

Vrau gruan me thikë në Durrës, lihet në burg Lulzim Cuku

Ndaje me miqtë

Gjykata la në burg vrasësin e dyshuar të nënës së tre fëmijëve të tij, Lulzim Cuku.

Ai ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten pasi dyshonte në tradhtinë e saj dhe prej disa muajsh mes tyre kishte debate dhe akte dhune.

Viktima rezulton të ketë pasur dhe urdhër mbrojtjeje nga gjykata, po kjo mbrojtje, ashtu si dhe shumë raste të tjera të dhunës në familje, nuk i ka siguruar jetën.

Më 17 janar të këtij viti viktima Manjola Cuku kishte bërë kërkesë për urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, urdhër që i ishte lëshuar më 19 janar.

Pa kaluar as dy javë nga lëshimi i urdhrit, bashkëshorti i mori jetën.

Sot që u zhvillua masa e sigurisë ndaj vrasësit të saj, ishte caktuar dhe seanca për verifikimin e dhunës dhe të UMM-së të lëshuar më 19 janar dhe caktimin e një urdhri mbrojtjeje më afatgjatë ndaj saj.