po ngarkohet...

Type to search

Vritet tek dera e shtëpisë, kosovari që jeton në Londër

Kosova Kronikë

Vritet tek dera e shtëpisë, kosovari që jeton në Londër

Ndaje me miqtë
Një 30-vjecar nga Kosova por që jeton në Londër, Flamur Beqiri, dyshohet se me 24 dhjetor  vra me breshëri plumbash në shtëpinë e tij nga persona ende të panjohur për policinë. Flamuri i njohur si Alex Beqiri që ka lindur në Ferizaj, në Londër po jetonte që një kohe dhe po punonte si producent i disa artistëve të njohur në Angli.Për vrasjen e këtij personi kanë shkuar edhe mediat angleze. Sipas ‘The Gurardian’, në mbrëmjen e 24 dhjetorit, natën e Krishtlindjes, rreth orës 21:00 të mbrëmjes fqinjët raportuan në polici për disa të shtëna me armë zjarri.

Ekipet e emergjencës, shkuan në vendin e ngjarjes ku konfirmuarn vdekjen e Flamur Beqirit i njohur si Alex.

Sipas fqinjëve, në lagjen ku jetonte Beqiri u dëgjuan breshëri plumbash.

Ndërkohë që familjarë të së ndjerit, tashmë lajmin mortor për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe në rrjetet sociale.