po ngarkohet...

Type to search

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Aktualitet Kosova Kronikë

Aksidenti me dy viktima në Tiranë, arrestohet 18-vjeçari

Ndaje me miqtë

Policia e Tiranës ka arrestuar 18-vjeçarin që drejtonte automjetin tip “Alfa Romeo”, i cili u përfshi në një aksident të rëndë në rrugën e vjetër Elbasan-Tiranë, në fshatin Berzhitë.

Ai rezulton të jetë pa patentë dhe akuzohet për drejtim të parregullt të mjetit si dhe për shkeljen e rregullave të qarkullimit ligjor.

I riu ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e më pas është përplasur me një pemë. Si pasojë e këtij aksidenti kanë humbur jetën dy 17-vjeçare, ndërsa kanë mbetur të dëmtuar vetë drejtuesi i makinës dhe dy të mitur të cilët ndodhen nën kujdesin mjeksor, jashtë rrezikut për jetën.