po ngarkohet...

Type to search

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Numri i të infektuarve veç rritet

Bota Kronikë Kryesore

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë: Numri i të infektuarve veç rritet

Ndaje me miqtë

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë, Selim Belortaja jep informacion lidhur me virusin e rrezikshëm koronavirus.

Ai thotë se në kohë epidemish e krizash është e pritshme që të plasin të dyja: edhe ekzagjerimet (deri në tablo apokaliptike!) por edhe euforia dhe shpartallimi i virusit me rrahje gjoksi e recitime.

“Qarkullon dhe nje videokëngë keto ditë “pop-style”, kur pas çdo strofe, një grafikë grushti e dergon në djall virusin vetëm me një uppercut! Lulëzojnë mitet dhe imagjinata dhe pak hapësirë ngelet per shkencëtarët e vërtetë që po luftojnë të gjejnë rrënjët e virusit, izolimin e tij, ilaçin për shërim. Dhe masën mbrojtëse për më tej. Jam i shtrënguar ta ndërhyj sërish për përgjegjësinë që kemi ndaj bashkëkombasve këtu. Shpërthimi i nCoV nuk është ndalur aspak. Nuk ka ende një ilaç kundër nCoV!! Numuri i të infektuarve rritet me rreth 3000 në ditë (gjithesej raportohen 20.613). Ndërsa vdekjet ditore shkojnë 50-60 (65 vdekje ditën që shkoi). 427 shifra gjithsej”, shkruan Belortaja.

Ai shton se jo vetëm udhëheqja e qeveria, por e gjithë shoqëria kineze i është dedikuar këtij prioriteti absolut: stopimit të epidemisë dhe gjetjes së formulës shkencore për shërimin dhe e hapur ndaj bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Por ende pa ndonjë deklaratë Relaksi e…Zgjidhjeje! Sot që flasim nuk kemi kurrfarë arsye per eufori. I drejtohem sidomos motrave e vellëzerve shqiptarë në Kinë. Sado të ashpra e vështirësuese që po bëhen per jetën e përditshme: ndiqni e respektoni kufizimet, rregullat e rekomandimet e autoriteteve këtu: administrative e higjeno-sanitare. Ato dinë më shumë se ç’bëhet këtu. E dyta, merreni në dorë vetë zgjedhjen tuaj për vendqëndrimin këto javë! Askush nuk ka zbuluar ndonjë formule që s’ua tregon juve! Askush s’ka ndonjë platformë shtetërore të rezervuar! Merrni vendim të pjeku”, shkruan ambasadori.

Ai fton që të ndiqet faqen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe se raportimi është vjetëruar tashmë, por se sot ka shifra të tjera.

“Të jemi optimistë në vullnetin e kapacitetet e Kinës dhe përpjekjen e përbotshme është vetëm njëra anë. Tjetra është persistenca e pashembullt e këtij virusi. Uroj shëndet e fat të mirë për gjithkënd, në Shqipëri, Kinë e anekënd botës”, deklaron Belortaja. /