po ngarkohet...

Type to search

Betohen gjashtë deputetët e rinj, njëri themelues i Bindjes Demokratike

Parlament Politikë

Betohen gjashtë deputetët e rinj, njëri themelues i Bindjes Demokratike

Ndaje me miqtë

Gjashtë deputetë të rinj janë betuar sot në fillim te seancës plenare në Parlament. Ata janë kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat Artur Roshi, kryetari i Lëvizjes Demokratike për Ndryshim Nikolin Staka dhe kryetari i Ora e Shqipërisë, Zef Shtjefni, të tre nga lista e PD-së në Shkodër.

Gjithashtu janë betuar Eugen Bojaxhi nga LSI dhe Fatjona Dhimitri dhe Andi Përmeti nga lista e PD-së. Andi Përmeti është gjithashtu edhe ndër themeluesit dhe anëtar i bordit drejtues i partisë së re, Bindja Demokratike.

Erjon Piciri, i cili gjithashtu ka pranuar mandatin dhe ka qenë kandidat për kryetar të PD-së në të shkuarën, nuk ishte sot në Kuvend për t’u betuar pas marrjes së mandatit.