po ngarkohet...

Type to search

Çfarë diskutoi Basha me OSBE në Vienë

Aktualitet

Çfarë diskutoi Basha me OSBE në Vienë

Ndaje me miqtë

Me anë të një postimi në Twitter, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka treguar se në Vienë ka takuar përfaqësues të lartë të OSBE, me të cilët ka ndarë shqetësimin për krizën si dhe qëndrimin e pandryshuar të pozitës së Bashkuar për zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin e hajdutëve të zgjedhjeve.

“Në Vienë me përfaqësuesit e lartë të OSBE ndamë shqetësimin për krizën dhe qëndrimin e pandryshuar të Opozitës së Bashkuar: zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën, që garanton lirinë e votës dhe ndëshkimin nga drejtësia të hajdutëve të zgjedhjeve.”, shkruan Basha.

Në këtë vizitë zyrtare në Vienë mori pjesë gjithashtu edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe kryetari i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka.