po ngarkohet...

Type to search

Dash Shehi tregon pengun/ Ja mendimi që ka për politikanët

Kryesore Politikë

Dash Shehi tregon pengun/ Ja mendimi që ka për politikanët

Ndaje me miqtë

 

Dashamir Shehi, në një intervistë në emisionin “Ditë e Re”  “ tregoi se e ka peng qe nuk ka ditur sic tha  te beje kompromise te medha dhe kjo eshte e keqja e tij.
Shqiptarët kanë përparuar institucionet kanë ngelur prapa. Kontradikta e madhe është kjo” u shpreh ai.

A është e lodhshme politika?

Dashamir Shehi: O do ta kesh pasion, ose do te jesh interesaxhi dhe do te jesh përfitues…unë kam qëlluar te kjo e pasionit. Politika nëse ti nuk ke vokacion të brendshëm nuk e bën dot.. rri 2- 3- 4 vjet edhe lodhesh del përjashta. Je çdo ditë nën sulmin e të tjerëve shpesh herë dhe me të padrejtë, por nëse nuk e ke pasion,nuk e ke në gjak është shumë e vështirë ta vazhdosh. Në këto 30 vjet kemi tepruar a nuk kemi tepruar nja 10 ose 15 nga ato të fillimit. Në politikë hyjnë dhe dalin shumë, pak janë ato që i kanë rezistuar.

A ka pasur kosto shumë të larta politika në jetën tuaj?

Dashamir Shehi: Nuk ka më dy jetë, private dhe profesionale. Nuk ishte ky mbulim mediatik, tani kudo që shkon të ndjek prapa celulari. Sot do i shkrish të dyja në një. Në fund nga sulmet del një rezultat: Kush ka vjedhur.. do i dalë vjedhja. Kush është budalla, do i dalë budallallëku. Të gjithë defektet dhe zotësitë do të dalin.

Në politikë ka njerëz që janë kalimtarë e provojnë që nuk janë të suksesshëm lodhen, tërhiqen dhe largohen. Ka njerëz që nuk lodhen. Ka njerëz që politikën e kanë bërë trampolinë drejt parave marrin ato dhe tërhiqen. Në fakt bëjnë mirë, se ka nga ata që rrijnë dhe kto janë më të kqijtë, se i përdorin paratë për tu rimarrë me politkë dhe në këtë situatë kemi mbërritur, kjo është më e keqja.

Kur e filluam 30 vjet më parë politika shqiptare ka qenë e mbushur me idealistë, nuk njihte njeri botën materiale, nuk e dinin se brenda 30 vitesh do të krijohej kjo diferencë e madhe në Shqipëri. Ata që ishin të barabartë, një do të bëhej milioner e miliarder, tjetri do të kishte problem për të blerë qumështin.

E meriton Shqipëria këtë politikë që kemi?

Dashamir Shehi: Populli thotë si e ke kokën ta venë festen. Sipas vendit dhe kuvendi, ca të tjerë thonë që çdo popull ka atë që meriton, kështu është kudo…por unë mendoj se Shqipëria meritonte ca më shumë, se ka vuajtur më shumë. Fatkeqësisht nuk patëm zotësinë ta tërheqim Shqipërinë drejt një demokracie funksionale. Shumë shpejt degjeneroi në një turrje drejt pasurisë personale,institucionet u bënë të paqëndrueshme. Shteti morri një kolpo ne ‘97 dhe ende nuk e ka marre veten.

Unë duke parë rininë, fatmirësisht rinia e sotme është shumë më e ditur sesa rinia e para 30 viteve më parë. Kam shpresë se do i dalë për zot të ardhmes së vet. 30 vjet në historinë e një vendi janë një pikë uji. Demokracia nuk është një tog me libra dhe me ligje,me institucione, është në mendjen e njerëzve dhe mentalitetin njerëzor. Shqiptari ka avancuar, shteti ka mbetur mbrapa, institucionet kanë mbetur mbrapa. Ne rrugët e Londrës, Parisit një i ri shqiptar është një qytetar europian, di gjuhë, komportohet në mënyrë europiane.

Kompromisi më i madh?

Dashamir Shehi:  Do të isha shumë i lumtur të isha i zoti të bëja ndonjë kompromis të madh por dimensioni im nuk ka qenë kurrë i tillë të bëjë kompromise të mëdha nëse flasim për politikë. Nëse flasim për kompromis për veten, fatkeqësisht nuk kam qenë i zoti të bëj kompromise të mëdha. Duhej të kisha bërë disa, të kapëceje nganëjherë mbi ndërgjegjen dhe inatin tënd personal. Por nuk kam qenë i zoti. Kam shprehur të gjithë dufin tim dhe më ka penguar të bëj karrierë personale por nuk kam bërë kompromis. Kjo më ka penguar për të qenë i sukseshëm. Do të doja që ata që vijnë të kishin sensin e kompromisit, sepse kompromisi shpesh herë të ndihmon në politikë jo vetëm për të gjetur një zgjidhje të mesme por për të vazhduar rrugën politike. Sepse shpeshherë duke mos bërë kompromis me atë që ke përballë apo veten tënde vetëpengohesh për të arritur suksesin politik. Nganjëherë do të kapërcesh mbi veten tënde duke e ditur që realiteti jashtë vetes tënde është ndryshe, Nëse do të bësh sokratin e vuajtur, filozofin e lirisë, ik tek shtëpia jote, ulu në divan, lexo libra dhe shkruaj dy tituj.

Cfarë mendon Dashamir Shehi për këta politikane

Edi Rama – zhgënjim i madh. Kam menduar, këtu e 5- 6 vite më parë, se ishte njeri i kultuar, do të ishte i qetë me veten e vet dhe shtetin që e rrethon dhe  prodhonte diçka të mirë për veten e vet dhe më pas Shqipërinë por ka bërë tërësisht të kundërtën

Ilir Meta – Pragmatist

Jozefina Topalli- Ka disa vlera një lloj idealizimi që mund të jetë dhe pak arkaik por i duhet politikës. Do e ftoja që nesër . Nuk kemi ndarë të njëjtat ide por i duhet

Sali Berisha – I duhet politikës. Eshtë njeri i zoti. Ky është i zoti për kompromis. Përtej pasionit që duket, ky na ka kaluar për kompromis, pikërisht pse është i zoti, nga e majta, partia e punës, demokrat. Ka qenë i zoti për të bërë paqe me të tjerët dhe paqe me vete

Lulzim Basha – Është i ri do të verifikohet  I është dhënë shansi për të drejtuar. Është një djalë i zoti. Shoh një të ardhme tek ai dhe një shpresë

Kemi dëgjuar që të flitet në politikë nr 1.. 2.. 3 por në Shqipëri nuk ka numër 2. Ka numër 1 dhe nja 90 vende bosh dhe nis më pas 91..92.. 93

Majlinda Halili- Kush është kjo..

Rudina Hajdari – Gocë e re

Nuk përfaqësojnë gjë.. Dikush i ka marrë i përdor dhe i keqpërdor. Janë pjesë e maxhorancës sot. Nuk kanë dalë nga listat e maxhorancës por nga listat tona por fakti që ata hynë kur ne dolëm tregon se kanë hyrë në një mënyrë tjetër. Ne dolëm nga dera kryesore u futën nga aneksi./oranews