po ngarkohet...

Type to search

Debatet e demokratëve në SHBA, cilët ishin fituesit dhe humbësit

Bota

Debatet e demokratëve në SHBA, cilët ishin fituesit dhe humbësit

Ndaje me miqtë

Edhe pse ishte sërish shënjestër sulmi, ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, ia doli të mbrohej kundër 9 kandidatëve demokratë në ditën e dytë të debatit të organizuar në Detroit.

Fituesi i mbrëmjes ishte padyshim senatori nga Nju Xhersi, Cory Booker, i cili u përplas me Biden për çështjen e emigracionit.

Biden pati edhe një përplasje të fortë për sistemin shëndetësor me Kamala Harris, e cila megjithëse triumfoi në raundin e parë, këtë herë u rreshtua mes kandidatëve humbës.

Kandidatët presidencialë u përplasën edhe për padrejtësitë racore, ndryshimet klimatike si dhe drejtësinë, ndërsa sa i përket Presidentit Trump, të gjithë ranë dakord në faktin që ai nuk duhet të shërbejë dhe për një mandat tjetër në drejtim të vendit.