po ngarkohet...

Type to search

Dëmtime edhe në godinën e Kuvendit, tavane dhe mure të plasaritur (Foto)

Aktualitet

Dëmtime edhe në godinën e Kuvendit, tavane dhe mure të plasaritur (Foto)

Ndaje me miqtë

Nga tërmeti i 26 Nëntorit nuk mbeti pa u dëmtuar as godina e Kuvendit të Shqipërisë. Lëkundjet e fuqishme të mëngjesit kanë plasaritur muret brenda selisë së Kuvendit, ndërsa dëmtime janë shkaktuar edhe në tavane. Dëmet duken qartë edhe në fotot e mëposhtme.

Kjo nuk është hera e parë që Kuvendi i Shqipërisë pëson dëmtime nga një tërmet. Edhe lëkundjet e vitit të kaluar shkaktuan plasaritje dhe çarje nëpër muret e komisioneve parlamentare, ndërsa deputetët dolën jashtë në momentin e tërmetit.

Kujtojmë që Ministria e Financave njoftoi sot se dëmtime të shumta janë konstatuar edhe në godinën e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, e cila ka pësuar dëmtime të rënda strukturore.