po ngarkohet...

Type to search

Edi Rama ‘josh’ opozitën: Hajdeni të ulemi në tryezë!

Politikë

Edi Rama ‘josh’ opozitën: Hajdeni të ulemi në tryezë!

Ndaje me miqtë

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar përmes rrjeteve sociale, pas thirrjeve të delegacionit të BE-së, që palët politike duhet të ulen në tryezë për reformën zgjedhore.

“Është koha që palët politike të behen bashke për të mirën e përgjithshme të vendit”, ishte apeli i bërë sot nga zyra e BE-së në Tiranë pas takimit me ish-deputetë të PD-së.

Në të njëjtën linjë me BE-në është dhe reagimi i kryeministrit Rama, i cili thotë se ja vend në tryezën e Reformës Zgjedhore dhe për të ikurit nga Parlamenti.

Reagimi i Ramës:

Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve,votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi,ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë!

Drejtorja e Operacionit Nderkombetar te Monitorimit, Calavera Ruiz u takua sot me përfaqësues te partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në Shqipëri. Takimi vjen para Raportit Vjetor të Komisionit per vitin 2019.