po ngarkohet...

Type to search

Eksperti italian flet për tërmetet në Shqipëri: Lëkundje të tilla lënë shenja në tokë

Kryesore Shqipëri Sociale

Eksperti italian flet për tërmetet në Shqipëri: Lëkundje të tilla lënë shenja në tokë

Ndaje me miqtë

Vijimësinë sizmike në Shqipëri, profesor Alessandro Michetti, docent i Gjeologjisë në Universietin e Insubrias, dhe një ekspert i specializuar për rrezikun sizmik në rajonin e Mesdheut, e shpjegon duke thënë se tërmete të tillë të fortë shkaktojnë modifikim të ambjentit, duke lënë “gjurmët” e tyre në territor. “ Nuk i ndalojmë dot tërmetet që të ndodhin, dhe jemi ende larg mundësisë për t`i parashikuar”, thotë Michetti.

“Por ajo që mund të bëjmë, “ shton ai, “ është të studiojmë shenjat e lëna nga sizmat e mëparshme për të ndërtuar një histori evolutive të zonës, duke identifikuar pikat më kritike”.

Mediat italiane përmendin edhe fenomenin e daljes së ujit nga tërmeti, duke kujtuar se pas një tërmeti që kapërcen magnitudën 4,2, ekziston mundësia që disa terrene ranore dhe të pasura më ujë ta humbasin shpejt rezistencën, duke bërë që të zhyten ndërtesat e ndodhura mbi to.

Në tërmetin e Shqipërisë, thotë njëri prej shkrimeve, ishin të shumta godinat që ranë sepse janë ndërtuar në terrene të tilla./top channel