po ngarkohet...

Type to search

Endri Fuga dhe stafi i tij në aksion, ja “fantazmat” që i komentojnë Ramës

Aktualitet

Endri Fuga dhe stafi i tij në aksion, ja “fantazmat” që i komentojnë Ramës

Ndaje me miqtë

Këshilltari i kryeministrit Ramës, Endri Fuga po përdor çdo mjet të mundshëm propagande për ta mbajtur Edi Ramën në pushtet. Përveç propagandës në televizione dhe portale ajo që të bën të qeshësh me lot është propaganda në rrjetet sociale.

Po t’i hedhësh një sy komenteve në faqen e Edi Ramës do të vesh re se 90% e profileve që komentojnë janë fallco.

Në një video të drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama nga Lezha ku fliste për turizmin stafi i Boldnews.al monitoroi komentet që i bënin. Vumë re se qindra komente që i thurnin lavde kryeministrit ishin me profile fallco. Endri Fuga (ose siç njihet kryeministri në hije), së bashku me stafin e tij kishin filluar aksionin e propagandës në Facebook me profile fallco. Ashtu siç e shikoni dhe në foto, komentet janë nga faqe facebook-u fallco me 0, 1 ose 2 pëlqime gjithësej. Këtë e ka zgjedhur si metodë më të lehtë pasi shumë faqe facebook-u mund t’i përdorësh nga një profil i vetëm.

Blogera të shumtë, artistë, muzikantë fake i thurin lavde Ramës, por kryeminsitri duhet të mendohet mirë pasi këta janë të gjithë fallco. Keqardhje që kryeministri ka mbetur i vetëm, i rrethuar nga njerëz “fantazma”./Boldnews.al