po ngarkohet...

Type to search

Faqja e lotarisë e bllokuar, numër rekord i aplikimeve nga Shqipëria

Sociale

Faqja e lotarisë e bllokuar, numër rekord i aplikimeve nga Shqipëria

Ndaje me miqtë

Që prej orës 18:00 të së martës numri i shqiptarëve që kanë klikuar për të parë a janë shpallur fitues të lotarisë amerikane, apo jo, ka qenë i lartë. Ndaj serveri i lotarisë është bllokuar.

Gjatë viti 2018, Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi listat ku theksohej se shqiptarët thyen një rekord të ri duke plotësuar 189 mijë aplikime për 367 mijë aspirantë për emigrim, me një rritje të konsiderueshme me vitet e shkuara.

Më pak se 4500 shqiptarë u shpallën fitues të lotarisë gjatë vitit 2018, me një rritje të konsiderueshme nga 2400 të zgjedhur në vitin 2017. Numri i vogël i përfituesve nuk i ndaloi shqiptarët të ëndërrojnë.

Në vitin 2015, shqiptarët patën mbushur 100 mijë aplikime për 200 mijë persona, ku te shifra e dytë përfshihen edhe familjarët e aplikantëve.

Në vitin 2016, numri i aplikantëve bashkë me familjarët e tyre u rrit më tej në 246 mijë ndërsa në vitin 2017 kishte 162 mijë aplikime për afro 316 mijë vetë. Viti 2018 duket se shënoi rekordin historik në këtë drejtim me 376 mijë aplikime.

Departamenti i Shtetit i publikon statistikat e aplikimeve një herë në tre vjet. Shqipëria rezulton një nga vendet me më shumë aspirantë për emigrim në SHBA nëse merren parasysh edhe përmasat e popullsisë.