po ngarkohet...

Type to search

FBI arreston gruan që vodhi të dhënat personale të 106 milionë amerikanëve

Bota

FBI arreston gruan që vodhi të dhënat personale të 106 milionë amerikanëve

Ndaje me miqtë

Të dhënat personale të rreth 106 milionë personave në Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada u vodhën pas një sulmi kibernetik kundrejt shërbimeve financiare të kompanisë Capital One, e cila është një nga prodhueset më të mëdha të kartave të kreditit në SHBA.

Sipas Capital One, të dhënat e vjedhura përfshijnë emra, adresa dhe numra telefoni të njerëzve që kanë aplikuar për karta krediti, por fatmirësisht hakerja nuk ka arritur të ketë qasje në numrat e llogarive të kartave të kreditit.

Sulmi, i cili preku rreth 100 milionë individë në SHBA dhe 6 milionë në Kanada, u identifikua më 19 korrik por u bë publik vetëm pas arrestimit të Paige Thompson nga FBI, si hakere e dyshuar.

Seanca dëgjimore për 33-vjeçaren është caktuar më 1 gusht në Sietëll, ndërsa çështja ka ringritur pikëpyetje të shumta mbi sigurinë e kartave dhe llogarive bankare.