po ngarkohet...

Type to search

Finlanda ofron pushime falas për të huajt, do ju mësojnë si të jeni të lumtur

Sociale

Finlanda ofron pushime falas për të huajt, do ju mësojnë si të jeni të lumtur

Ndaje me miqtë

OKB e ka përcaktuar Finlandën për herë të dytë radhazi si vendi më i lumtur.

Për këtë, u morën në konsideratë disa variabla të tillë si liria, besimi, të ardhurat, jetëgjatësia, mbështetja sociale dhe bujaria.

Nëpërmjet programit Rent a Finn, vendi nordik ofron pushime falas për të huajt që të mësojnë të jenë të lumtur.

Finlandezët po hapin shtëpitë e tyre dhe u urojnë mirëseardhjen vizitorëve për të provuar se si të lidhen me natyrën.

Nëse ju doni të jetoni me një familje të lumtur finlandeze, ju duhet të paraqisni një video prej jo më shumë se tre minutash në Rent a Finn, në të cilën ju do të përshkruani marrëdhënien tuaj me natyrën dhe të shpjegoni se çfarë keni ndërmend të vizitoni në vendin nordik.

Ju duhet të plotësoni formularin në Rent a Finn.