po ngarkohet...

Type to search

FOTO/ Gati spitali i ri në Kinë, përfundon në kohë rekord për 9 ditë

Bota

FOTO/ Gati spitali i ri në Kinë, përfundon në kohë rekord për 9 ditë

Ndaje me miqtë

Spitali i ri që premtoi qeveria kineze është gati për të pritur pacientë, duke përfunduar punimet për 9 ditë

Për qendrën e re shendetësore në Wuhan punimet filluan në 24 janar, ndërsa  dita e sotme do të jetë edhe dita e parë e punës për mjekët vullnetarë nga e gjithë Kina.

Në këtë spital do të trajtohen pacientët e infektuar me koronavirus, si edhe ata që dyshohet se janë të infektuar.

Autoritetet vendase mobilizuan të gjitha forcat për të bërë të mundur ndërtimin e këtij spitali në kohë rekord.

Koronavirusi ka vrarë rreth 300 njerëz në Kinë, ndërsa mbi 14000 janë të infektuarit.

Ky virus është shpërndarë në 22 shtete të tjera, përfshirë Anglinë dhe Italinë, ndërsa në Filipine ka vdekur personi i parë i infektuar jashtë Kinës.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencën globale, ndërsa shkencëtarët po përpiqen të zbulojnë vaksinën kundër këtij virusi.