po ngarkohet...

Type to search

“Gaforrja e borës” shitet me çmim marramendës, thyen rekord Guinnes

Bota

“Gaforrja e borës” shitet me çmim marramendës, thyen rekord Guinnes

Ndaje me miqtë

Një gaforre e veçantë, e quajtur “gaforrja e borës” u shit në Japoni për 46 mijë dollarë. Gaforrja e borës, konsiderohet një ushqim i rrallë në Japoni, dhe gjendet vetëm në ujërat e Prefekturës Totori, në ishullin Honshu, mes Osakës dhe Hiroshimës.

Sipas autoriteteve të peshkimit në Totori, shifra vendos një rekord të ri botëror Guinnes, që mbahej më herët nga një tjetër gaforre e shitur po në Japoni vitin e kaluar për 18 mijë dollarë.

Gaforrja me peshë 1,2 kg dhe 14,6 cm gjatësi u ble nga Tetsuji Hamashita, president i një kompanie prodhimesh deti.

Ai pranoi se gaforrja do të përfundojë në pjatat e disa njerëzve shumë të pasur, që do ta konsumojnë në një prej restoranteve më të shtrenjtë të Tokios.

“E di që çmimi është tej mase i lartë, por kështu e do zakoni. Megjithatë jam i sigurt që gaforrja e justifikon çmimin”, tha Hamashita për CNN.