po ngarkohet...

Type to search

Gati revolta kundër Ramës në PS: “Poli i Kodrës së Diellit” bëhet gati për luftë brenda mazhorancës

Analiza Editoriale Kryesore Politikë

Gati revolta kundër Ramës në PS: “Poli i Kodrës së Diellit” bëhet gati për luftë brenda mazhorancës

Ndaje me miqtë

Shpërthimi i përplasjes ndërmjet Edi Ramës dhe deputetëve të Shkodrës nuk është vetëm fillimi i një përleshje që pritet të përshkallëzohet brenda Partisë Socialiste.
Tashmë prej kohësh janë dy grupe të fuqishme brenda mazhorancës që prej kohësh janë krijuar si një front lufte i vërtetë në llogore të ndara. Dihen krerët dhe
aleatët e grupeve. Fakt është se më i vetmuari prej tyre ndodhet kryeministri Edi Rama, i cili ka humbur edhe mbështetjen e ish-besnikëve të tij dhe tashmë ka pas vetes
vetëm Tom Doshin dhe gratë e PS-së që politikisht nuk kanë asnjë peshë specifike. Ndërkaq, edhe të larguarit nga qeveria si Ditmir Bushati apo Damian Gjiknuri i kanë
humbur lidhjet me Ramën pasi frikësohen se kryeministri ka çuar drejt SPAK dosjet kompromentuese të punëve të tyre për 4 vjet. Grupi më i fuqishëm në PS është i ashtuquajturi “Poli i Kodrës së Diellit” që e ka marrë emrin nga kompleksi rezidencial pranë Komunës së Parisit, ku banojnë disa nga politikanët kryesorë në vend. Natyrisht që motori i këtij poli është Erjon Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës, i cili ka arritur të marrë pranë vetes përveç gjithë grupin e bashkisë dhe PS-së së Tiranës, por, edhe një numër të konsiderueshëm senatorësh brenda mazhorancës. Në këtë grupim bëjnë pjesë edhe ministra si dhe ish-ministra të Edi Ramës. Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm është prej kohësh pjesë e tij dhe këtë e tregoi edhe ditën e parë sapo u largua nga posti. Ndërkaq, Pandeli Majko, i lidhur herët me Veliajn është gjithashtu një pjesëtar i këtij grupimi dhe prej ditësh ka nisur të flasë edhe në publik kundër Edi Ramës. Ai natyrisht pret që të jetë një emër për kryeministër në një rast ikje të Ramës dhe formimit të një kabinet tranzicioni apo edhe kalimtar. Pjesëtare në këtë grup është edhe Senida Mesi, ish-zvkryeministrja dhe deputete e Shkodrës, e cila ka përplasje të forta me dy prej miqve të kryeministrit siç janë Tom
Doshi dhe Paulin Sterkaj. Mesi është gjithashtu banore e Kodrës së Diellit dhe është afruar me banim atje me mbështetjen e kryebashkiakut Veliaj, i cili është impjenjuar
për të siguruar çdo support teknik për akomodimin e familjes s ëish-zv.kryeministres, e cila mbeti e pakënaqur nga largimi prej qeverisë dhe mos kandidimi në bashkinë e
SHkodrës. Siç mësohet largimi i Mesit ka ardhur pikërisht pas afrimit të saj me Veliajn
dhe Xhafën. Por ajo çka është më e rëndësishme është se banor i këtij kompleksi, madje banori VIP, çka mendohet edhe të jetë inspiruesi dhe drejtuesi i këtij grupimi është President i Republikës, Ilir Meta, i cili nuk është thjesht një fqinj i veliajt, por ka marrëdhënie ende të privilegjuar me kryebashkiakun, i cili ushqen me kontrata publike njerëzit e Ilir Metës. Një nga miqtë më të afërt të Presidentit, që fotografohet gati një herë në javë me të përfitoi vetëm ditët e fundit një kontratë gjigande nga Erion Veliaj.

/Pronews.al/