po ngarkohet...

Type to search

Granit Xhaka kthen pas lojtarët e Arsenalit për të duartrokitur tifozët

Futboll

Granit Xhaka kthen pas lojtarët e Arsenalit për të duartrokitur tifozët

Ndaje me miqtë

Pas disfatës tronditëse me rezultatin 4-1 kundër Chelsea-t, lojtarët e Arsenal janë larguar menjëherë nga fusha.

Sipas tifozëve të skuadrës, ka qenë futbollisti i njohur shqiptar Granit Xhaka ai që i ka rikthyer të gjithë lojtarët në fushë për të përshëndetur dhe duartrokitur tifozët e zjarrtë, të cilët kishin udhëtuar për t’i ndjekur dhe mbështetur.

Gjesti i Xhakës iu ka pëlqyer tej mase tifozerisë së Arsenalit të cilët kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale duke e komplimentuar dhe duke u shprehur se po të mos kish qenë për të, lojtarët e Arsenal tashmë do kishin humbur respektin e tyre.