po ngarkohet...

Type to search

Greqi/ Trafikimi i veprave antike, policia pranë zbulimit të një rrjeti të gjerë

Kryesore Rajoni

Greqi/ Trafikimi i veprave antike, policia pranë zbulimit të një rrjeti të gjerë

Ndaje me miqtë

Pas hetimeve të dy javëve të fundit nga Divizioni i Çështjeve Kriminale policia greke ka konkluduar se shtetasi grek i cili është kapur gjatë periudhës së Krishtlindjeve në përpjekje për të shitur një kokë antike me vlera të mëdha historike është pjesëtar i një grupi të madh trafikantesh të objekteve të antikitetit të lashtë grek.

Personi në fjalë, 49 vjeç, është arrestuar në fshatin Petri në Korinth pasi i është gjetur dhe konfiskuar një koke Kuru me gjatësi 40 cm ,të cilën ai kërkonte ta shiste për 500.000 euro. Objekti ishte fshehur mes gurëve në anë të një rruge fshati.

Koka përbëhet nga gur gëlqeror dhe vlerësohet se është gjetur gjatë gërmimeve në zonën e Nemeas së Lashtë, ndaj dhe i është dorëzuar në Muzeun e Antikitetit në Korinth.

Kouros për burrat ,apo Kores për gratë – ishin emrat e statujave të mermerit me përmasa të trupave mashkullore që dominojnë pas periudhës arkaike në mesin e shekullit të 6 para Krishtit. Sipas burimeve policore dihej për më se një vit që koka në fjalë ndodhej në duart e trafikantëve tëc ilët nuk do vononin të përpiqeshin ta shisnin.

Vlerësohet sipas informacioneve të orëve të fundit se policia greke ndodhet pranë zbulimit të gjithë këtij rrjeti trafikantësh të objekteve të antikitetit.