po ngarkohet...

Type to search

Gruaja rrëfen tmerrin 38 vite më vonë: Pas divorcit të prindërve, babai abuzonte me mua

Bota Kronikë

Gruaja rrëfen tmerrin 38 vite më vonë: Pas divorcit të prindërve, babai abuzonte me mua

Ndaje me miqtë

Një grua 50-vjeçare ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar kur ishte 12 vjeç. Carol Higgins nga Britania e Madhe ka thënë për “Daily Mail” se është abuzuar seksualisht nga i ati pas divorcit të prindërve.

Ajo është shprehur se babai e trajtonte si “gruan e tij të re” dhe abuzonte me të 4 herë në javë.

Këtë histori të dhimbshme, Carol thotë se e denoncoi, por autoritetet nuk kishin vepruar. U deshën rreth 30 vite që ngjarja të zbulohej plotësisht dhe babai i saj 72-vjeçar Elliot Appleyard të dënohej me 20 vite burgim.

“Herën e parë kur babi më puthi, kemi qenë në një udhëtim të zakonshëm që shkonim për gjueti. Ai bënte gjeste që unë të ulesha në prehrin e tij. U hutova dhe u frikësova. Prej asaj dite, babi më puthte sa herë shkonim për gjueti”.

Pasi kishin kaluar disa muaj nga abuzimet seksuale të të atit, Carol gjeti guximin dhe i tregoi të ëmës së saj. Më pas, disa punonjës social zhvilluan takime me Carol. Megjithatë, nuk u ndërmorr asnjë veprim tjetër.

Kur Carol ishte 14 vjeç, bëri një festë me shoqërinë në shtëpinë e saj kur i ati nuk ndodhej. Pasi babai mësoi çfarë kishte ndodhur, ai filloi t’i bërtiste vajzës.

U frikësova shumë se çfarë do të bënte dhe preva damarët me thikë. Në vend që të më çonte në spital, ai më tha të fle në shtratin e tij. Pas disa orësh, ai filloi të më thoshte se sa e bukur isha dhe abuzoi me mua seksualisht. Unë isha e shokuar, ndërsa ai sillej sikur të mos kishte ndodhur asgjë”, ka treguar Carol.

Që prej këtij momenti, i ati ka abuzuar vazhdimisht me vajzën kur ajo ishte adoleshente. Pas disa muajsh, i vendosi vajzës unazë.

“Unë isha vajza e tij, por ai më trajtonte si gruan e tij. Nuk më lejonte të shkoja në shkollë dhe më linte në shtëpi për të gatuar dhe për të pastruar”, thotë Carol.

Pasi mbushi 16 vjeç, vajza u largua nga banesa dhe shkoi të jetonte me të ëmën, të cilës i tregoi gjithçka.

Mamaja e Carol u përball me ish-bashkëshortin, por ky i fundit i tha që të provonte akuzat ndaj tij.

Carol shkoi edhe në polici për të denoncuar babain, por autoritetet i kishin thënë se nuk kishin asnjë provë për ta akuzuar, përveç dëshmisë së saj.

Por pas 30 vitesh, çështja u rihap dhe babai i saj u dënua me 20 vite burgim.