po ngarkohet...

Type to search

Kandidati i LSI merr mandatin, vazhdojnë “rrjedhjet”

Politikë

Kandidati i LSI merr mandatin, vazhdojnë “rrjedhjet”

Ndaje me miqtë

Numri i deputetëve në Kuvend vazhdon të rritet. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë këtë shtunë mandatin kandidatit të LSI, Klajdi Qama. Ai do të betohet të enjte dhe do të jetë deputet i qarkut të Beratit.

Ndërkohë po këtë të shtunë një tjetër kandidat ka kërkuar mandatin. Koçi Tahiri, kryetar i Partisë Demokracia e Re Europiane, ka dorëzuar në KQZ formularin e dekriminalizimit.

Ai ishte renditur i 14 në listën e PD-së në qarkun e Korçës, por pas daljes së opozitës nga Parlamenti, kërkon zërë vendin e deputetit. Koçi Tahiri është 70 vjeç dhe me profesion agronom.

Një ditë më parë Indrit Hoxha pranoi të marrë mandatin e deputetit. Ai renditej i 35 në listën e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Tiranës në zgjedhjet parlamentare të 2017-s.

Hoxha, i cili ka mbajtur postin e Sekretarit të Burimeve Njerëzore në Forumin Rinor të PD-së, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve formularin e vetëdeklarimit.

Në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ, ai shkruan se është shoqëruar dy herë në Komisariatet e Policisë së Tiranës, ndërkohë që vetëm njëherë është arrestuar me akuzën e “Shkatërrimit të pronës”.