po ngarkohet...

Type to search

Kërcënime dhe presione te Vllaznia, ekipi ndërpret stërvitjen

Futboll Sport

Kërcënime dhe presione te Vllaznia, ekipi ndërpret stërvitjen

Ndaje me miqtë

Presionet dhe kërcënimet kanë sjellë ndërprerjen e stërvitjes së ekipit të Vllaznisë. Sipas informacioneve jo-zyrtare që vijnë nga klubi, disa persona me synimin për të ndërhyrë në formacion kanë kërcënuar dhe po bëjnë presion ndaj administratorit Suad Lici, drejtorit teknik Engin Firat si dhe trajnerit Agim Canaj.

Nga ana tjetër, lojtarët kanë pranuar se presione të tilla janë bërë edhe ndaj ish-trajnerit Hasan Lika, i cili u largua drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit verior.

Kryebashkiakja Voltana Ademi ka mbajtur një mbledhje urgjente me administratorin Lici, drejtorin dhe trajnerin dhe së shpejti pritet një reagim zyrtar i klubit.