po ngarkohet...

Type to search

Kina reagon për situatën në Hong Kong: Protestuesit bënë akte djallëzore

Bota

Kina reagon për situatën në Hong Kong: Protestuesit bënë akte djallëzore

Ndaje me miqtë

Qeveria e Kinës ka reaguar ashpër mbi protestat në Hong Kong, duke akuzuar protestuesit pro-demokracisë se kanë kryer akte djallëzore dhe kriminale si dhe kanë dëmtuar reputacionin dhe stabilitetin e qytetit.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i zyrës së qeverisë së Kinës për Hong Kongun, Jang Guang, i ka cilësuar protestat si “incidente të tmerrshme” që kanë shkaktuar “dëme serioze për sundimin e ligjit”.

Ai paralajmëroi se nuk do të lejojë asnjë sfidë ndaj autoritetit të qeverisë kineze, pasi, sipas tij, kjo kërcënon sigurinë kombëtare, ndërsa bëri thirrje për ndëshkimin e përgjegjësve dhe rikthimin e rendit publik.

Kujtojmë se në fundjavë, në Hong Kong, u mbajt protesta e tetë kundër qeverisë. Protestuesit u përleshen me policinë, e cila përdori gaz lotsjellës dhe plumba gome kundër tyre.

Protestat filluan muaj më parë, kur Qeveria e Hong Kongut paraqiti një projekt-ligj që do të mundësonte ekstradimet në Kinë. Sipas kritikëve, ky ligj do t’i dëmtonte liritë e Hong Kongut dhe do të përdorej kundër aktivistëve politikë, por edhe pse ligji u pezullua, protestat u intensifikuan, pasi policia u akuzua për përdorim të forcës së tepruar kundër protestuesve.

Autoritetet në Pekin i kanë dënuar disa herë protestat dhe kanë përsëritur mbështetjen e tyre për Qeverinë e Hong Kongut, por mendohet që reagimi i sotëm mund të provokojë trazira të mëtejshme.