po ngarkohet...

Type to search

Koreja e Veriut teston prapë raketa, 3 herë brenda 1 jave

Bota

Koreja e Veriut teston prapë raketa, 3 herë brenda 1 jave

Ndaje me miqtë

Për të tretën herë brenda 1 jave, Koreja e Veriut lëshoi dy raketa me rreze të shkurtër. Kështu deklaruan zyrtarë të Shteteve të Bashkuara dhe të Koresë së Jugut. Mësohet se raketat u lëshuan në Detin Lindor.

Ndërkohë, zyrtarët në Seul pohuan se janë në gjendje gatishmërie dhe se “po e monitorojnë situatën në rast të gjuajtjeve të tjera”. 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë përpjekje të rinisë negociatat për çarmatosje me Korenë e Veriut. Kujtojmë se më 31 korrik, Koreja e Veriut testoi dy raketa që fluturuan rreth 250 kilometra, në një lartësi maksimale prej 30 kilometrash. Phenjani testoi një raketë edhe më 25 korrik.