po ngarkohet...

Type to search

Kryetari i PDIU, apo tregtari i diamanteve të “gjakut”?

Dr. Gjilpëra

Kryetari i PDIU, apo tregtari i diamanteve të “gjakut”?

Ndaje me miqtë

Re të zeza kanë rënë mbi komunitetin Çam!

Politikisht ata ndodhen në Asgjëkund. I ashtuquajturi lider i ka braktisur, duke lënë në udhëkryq mijëra shpirtëra të gënjyer. SHPK parti e Shpëtim Idrizit funksionon vetëm në defteret e dy lëtyrave që sorollaten në korridoret e ngrehinës që i ka mbetur vetëm emri seli partie. Shpëtim Idrizi njeriu që kapi shansin e përfaqësimit të një komuniteti kaq të madh, ka përfunduar si çerrat e lagjes, që gufojnë te llotoja se kanë kapur një skedinë të stisur me rezultat në kokë. I ashtuquajturi kryetar (pasi ka qysh në 2009 pa zhvilluar zgjedhje në PDIU) vetëkënaqet me krehjet dhe llastimet e të tredhurve çamë “të bërë”.

Si një tregtar i zoti, i vetëquajturi kryetar i PDIU-së, duke shfrytëzuar këtë kauzë të virtytshme, me lekët e gjakut të fituara në këto 10 vjet në kurriz të popullsisë çame, tani që politikisht i ka dalë boja, ai po pasuron CV-në e vet me tregtimin e floririt dhe diamanteve dhe kjo jo në mënyrë të ligjshme, por nëndorë, ashtu si gjithë këto vite manipuloi këtë komunitet të përvuajtur, ashtu si një bylbyl gjyzar tavolinash.

Vila e ngritur në perfieri të Tiranës është bërë stacioni i preferuar i “transportuesve” me çmim të ulët të floririt dhe diamanteve e sjellë pa faturë nga Europa, por si mall kaq të dëshiruar nga i pangopuri Shpëtim Idrizi.

Në fillimet e tij politike, në një tavolinë në Vlorë tregojnë:

Një i moçëm e pyeti kryetarin e vetëshpallur:

-Nga je zotrote?, -i tha.

–Nga Margëlliçi, -i tha i vetëshpalluri.

I moshuari i tha:

-Për të ngrënë klumushtor, ju e filloni nga mesi, kështuqë fundi dihet.

p.s. Një shprehje e vjetër çame thotë: “Nga bashtua mos prit hair, ai me zor bëhet i mirë!”