po ngarkohet...

Type to search

Kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Nesër pritet prezantimi

Futboll

Kush do të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Nesër pritet prezantimi

Ndaje me miqtë

Italiani Edoardo Reja pritet të jetë trajneri i ri i Kombëtares shqiptare. Lajmi konfirmohet nga FSHF. “Është arritur marrëveshja. Nga nesër mund të bëhet prezantimi i teknikut Reja”, thanë burime pranë FSHF-së.

Tekniku italian, me një eksperiencë të gjatë drejtimi ekipesh në Serie A, do të pasojë kështu bashkëkombasin e tij, Christian Panucci, i cili u shkarkua pas humbjes 0:2 me Turqinë në Shkodër.

Reja do drejtojë Kombëtaren deri në fund të kualifikueseve Euro 2020. Reja ka drejtuar ekipe të njohura në Itali, si Napoli, Lazio e Atalanta.