po ngarkohet...

Type to search

Lefter Maliqi: Shkarkimin e Metës nuk do ta votojnë as 5 socialistë

Politikë

Lefter Maliqi: Shkarkimin e Metës nuk do ta votojnë as 5 socialistë

Ndaje me miqtë

Deputeti Lefter Maliqi ka thënë se përveç deputetëve të opozitës, janë edhe të paktën 5 deputetë të PS që nuk do ta votojnë shkarkimin e Presidenit.

Në një intervistë televizive Maliqi e ka cilësuar nismën e mazhorancës për shkarkimin e Presidentit një ‘marrëzi’ dhe është shprehur i bindur se deputetët e opozitës nuk do ta votojnë mocionin.

Zhvillimet e ndodhura së fundi për deputetin e opozitës janë duke paralajmëruar zgjedhjet e parakohshme në vend.

Edhe sot te Komisioni i Sigurisë Kombëtare një qetësi absolute, e kanë mendjen te kjo marrëzi e fundit e mazhorancës të cilët kërkojnë me një rezolutë tip mocioni të shkarkojnë Presidentin, gjë që nuk do të ndodhë. Propozimi dhe nëse votohet me 94 vota që jam i bindur që nuk do të votohet. Janë mbi 5 deputetë të PS që nuk do të votojnë shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë që janë dhe pjesa më e madhe e deputetëve të opozitës nga kontaktet e mia që nuk votojnë shkarkimin e Presidentit pavarësisht nga lëvizjet e fundit që po bën mazhoranca për të kapur deputetët e opozitës së re por edhe ata që dyshohen me shenja pikësimi. Do të kërkoj të jem vetë në Komision. Dje dhe sot është ditë e qetë për gjithë shqiptarët dhe socialistët e ndershëm”, tha Lefter Maliqi