po ngarkohet...

Type to search

Myslim Murrizi: Franca të kthejë urgjent 100 mijë eurot, që i dhuruam për Katedralen! Turp për dylberin Edi Rama…

Analiza Editoriale

Myslim Murrizi: Franca të kthejë urgjent 100 mijë eurot, që i dhuruam për Katedralen! Turp për dylberin Edi Rama…

Ndaje me miqtë
 

    

Nënkryetari i Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, në ditët e tanishme, deputeti i opozitës së re, por edhe asaj të vjetër, zotni Myslim Murrizi, i kërkon qeverisë franceze, që t’i kthejë Shqipërisë, 100 mijë eurot, që qeveria jonë i dhuroi Francës, si ndihmë, në shenjë solidariteti, në kohën e djegies së Katedrales së Notre Dame.

– Jam kurioz të di, se sa euro ka dhënë qeveria franceze me presidentin Macron, për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë në datën 26 nëntor, që shkaktoi 51 viktima? – pyet në mënyrë retorike zotni Myslimi, ngaqë e di që,  Franca deri tani, si shtet, nuk i ka dhënë asnjë kacidhe ndihmë Shqipërisë.

Ky është shkaku që Myslimi është revoltuar tej mase, dhe kërkon kthimin e menjëhershëm të 100 mijë eurove. Kjo është hera e parë, që nga koha e krijimit të kombeve dhe shteteve, ku një funksionar i shtetit, kërkon kthimin e një dhurate.

Më tej nënkryetari i parlamentit tonë, zotni Myslimi, shpjegon se sa popull servil jemi ne, që në rrjetet sociale postojmë fytyrën tonë me flamurin francez dhe se si qajmë dhe vëmë kujen për djegien e Katedrales.

Në fund të statusit, zotni Myslim Murrizi, nuk lë pa kujtuar edhe shëtitjen qesharake, nëpër bulevardet e gjera të Parisit, të tre klerikëve, me Baba Mondin në mes, siç thotë Myslimi, “me lapsa me ngjyra të ylberit, por me në krye dylberin Edi Rama”.

Për t’u bërë me dije, mbi mendimet e thella, por më shumë të guximshme, të nënkryetarit të parlamentit tonë, zotni Myslim Murrizit, lexoni statusin e tij.