po ngarkohet...

Type to search

Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Politikë

Myslym Murrizi zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Ndaje me miqtë

Myslym Murrizi është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Shqipërisë. Pas largimit të deputetëve të PD-së dhe LSI-së dhe për rrjedhojë edhe të nënkryetarit Edi Paloka, janë bërë ndryshime edhe në strukturat drejtuese të parlamentit.

Murrizi do të zëvendësojë kështu Edi Palokën. Ai u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 92 vota.

Po kështu ndryshime janë bërë dhe në komisionet parlamentare. Rudina Hajdari, u zgjodh kryetare e Komisionit të integrimit, pasi dhe më parë ky komision drejtohej nga Genc Pollo. Enver Roshi u zgjodh kryetar i komisionit të çështjeve sociale në vend të Albana Vokshit.

Murrizi dhe Hajdari ishin dy deputetët e zgjedhur në 2017 brenda parlamentit që dolën kundër vendimit të Partisë Demokratike dhe grupit për të djegur mandatet parlamentare.