po ngarkohet...

Type to search

Olimpiada “Oxbridge” ëndrra për studime në Britani

Sociale

Olimpiada “Oxbridge” ëndrra për studime në Britani

Ndaje me miqtë

Për të pestin vit me radhë “E&B Consultancy” organizoi olimpiadën e bursave për studime në Mbretërinë e Bashkuar. Për fituesin bursa përfshin pagesën 100% të taksës së shkollimit për dy vite “A Level” në një nga kolegjet e Kings Education Group në Britani. “A Level” është një nga maturat angleze përmes të cilës studentët shqiptarë mund të aplikojnë më pas për universitet në Angli.

Olimpiada “Oxbridge” priti këtë vit më shumë se 1500 aplikime nga nxënës 16-18 vjeç dhe të përzgjedhurit mbi bazën e rezulatetve akademike iu nënshtruan një provimi në anglisht dhe matematikë. Faza e dytë janë intervistat e personalizuara me përfaqësues të Kings Education.

Studentët që nuk kanë aplikuar akoma, mund ta bëjnë deri në muajin Qershor, para se të shpallen fituesit. E&B do I japi mundësin çdo të riu të talentuar për të garuar për këtë mundësi të artë.

Ky grup britanik edukimi, prej më shumë se 60 vitesh, përgatit studentët ndërkombëtarë për të hyrë në 30 universitet më të mira në Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë se 100 studentë shqiptarë zgjedhin çdo vit Britaninë e Madhe si destinacion në rrugën e dijes. Shumica prej tyre zgjedhin “E&B Consultancy” si partner në këtë mision të ri të jetës së tyre për të studiuar jashtë vendit.

Së fundmi qeveria e Mbretërisë së Bashkuar planifikon të rrisë numrin e studentëve ndërkombëtarë në kampuset e tyre me 30%. Për të arritur këtë objektiv ajo do të lehtësojë procedurat e qëndrimit të studentëve të huaj në Mbretërinë e Bashkuar pasi të mbarojnë studimet e tyre.

Për momentin mendohet një periudhë 6-mujore si vizë pas universitare, e cila do të mjaftonte për cilindo të diplomuar që të kishte kohën e mjaftueshme për të aplikuar në pozicione pune në kompanitë më në zë të botës.