po ngarkohet...

Type to search

Policia: Nipin e deputetit e shoqëruam në komisariat, më pas…

Aktualitet

Policia: Nipin e deputetit e shoqëruam në komisariat, më pas…

Ndaje me miqtë

Policia e Tiranës ka konfirmuar se personi që dhunoi një femër në oborrin e spitalit “Nënë Tereza”, është 26-vjeçari Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Sipas policisë e gjithë ngjarja ka ndodhur në 31 korrik, rreth orës 07:30 minuta. Policia thotë se nipi i deputetit është shoqëruar në Komisariat dhe e kanë proceduar penalisht.

“Materialet në ngarkim të këtij shtetasi janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme”, thekson policia.

Ndërkohë efektivja e policisë, që duket në video është pezulluar nga detyra dhe Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit ka nisur verifikimet për veprimet apo mos veprimet e saj.